Politike

Amendamentet e PD për rezolutën, replika mes Shehut dhe Ballës  

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha në Kuvend se rezoluta e PS-së për gjenocidin serb është e paplotë.

Ai paraqiti amendamente në këtë drejtim.

“Të ndryshohet titulli. Të bëhet “Projektrezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, dhe për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të këtij gjenocidi”. Dënohet gjenocidi fillimisht. I vihet emri se kush e bëri gjenocidin, kush e realizoi. Kështu si e keni ju është ‘flu’ dhe nuk e dënon gjenocidin. T’i vëmë këtë titullin.  Në asnjë pikë të asaj që keni paraqitur ju nuk dënohet gjenocidi.

Amendamenti tjetër ka lidhje me faktin se nuk janë vetëm forcat boshnjake serbe që e kanë bërë gjenocidin. Por edhe forca nga Serbia. Këtë e thotë edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian. Pse ne duhet të jemi një hap mbrapa? Ne duhet të jem një para. Kjo rezolutë kërkon mosnjohjen e krimit. Nga kush? Vetëm nga forcat serbo-boshnjake? Qeveria serbe nuk duhet të kërkojë falje? Sipas asaj që ju keni sjellë këu jo nuk duhet.  Amendamenti tjetër lidhet me Kosovën. Ju e fusni Kosovën këtu për ‘të larë gojën’. Pse e bëni këtë gjë? Doni të justifikoheni që s’ka nevojë për rezolutë tjetër për Kosovën. Ju për Kosovën e keni evituar termin ‘gjenocid’ por përdorni termin ‘spastrim’ etnik. Ndërkohë që spastrimi etnik atje ka ndodhur prej dekadash. Ndaj përmendja e Kosovës nuk duhet në Rezolutë”, tha Shehu. 

Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se në Rezolutë thuhet qartë ‘regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit’. ,

 “Si nuk e përmendim ne Serbinë.  Ju shkelët embargon e naftës, dhe bëtë gjithçka për ta furnizuar Millosheviçin me naftë kontrabandë dhe të mos vijnë këtu nga ajka e naft6ës së kontrabandës dhe të firmosnin amendamente që nuk i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë. Amendamentit e kreut të kontrabandës së naftës dhe nga ti Tritan Shehu si kryetar i kompanisë ‘Shqiponja’ nuk do të pranohen. Z. Ambasador të na falësh për teatrin e përfaqësuesve të kontrabandës së naftës me Millosheviçit. Ne ju themi shumë mirënjohje që ishit sot këtu dhe të paharruar qoftë kujtimi i të gjithë atyre që humbën jetën atje”, tha Balla.

 Me herët, Shehu dhe Balla paten një tjetër replikë

“Më në fund mazhoranca ra dakord të sjellë një material. Më në fund, mori guximin e saj u mbush me frymë, por pa e diskutuar me askënd. Kemi një rezolutë, shumë konfuze, jo goditëse.

Ju të nderuar e quani përkujtimin e viktimave të Srebrenicës, ju nuk përmendni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenocidit, jo gjenocidin vetë. Pse nuk e bëni? Ju jeni jashtë ligave të parlamentit evropian. Ju kudo thoni gjenocidi i forcave serbe e ato boshnjake, ju mohoni unitetin serboboshanjk dhe serb në Srebenicë. Nga ana politike kjo rezolutë është jo në përputhje me realitetin, jeni së paku 5 hapa nga rezoluta e PE. Ko është përgjegjësia juaj, ju fusni këtu dy rreshta për Kosovën për të larë gojën? As atje nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni spastrimin etnik dhe këtë ju s’keni guxim ta thoni, mendoj se kjo rezolutë ka nevojë për përmirësim” tha Shehu.

Deklarata e Shehut u kundërshtua nga Taulant Balla.

“Ne kemi shkuar edhe më tej se Parlamenti Evropian. Ne kemi thënë ‘në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë’. Ne i jemi referuar dokumentit të PE, por kemi shkuar edhe më tej’ tha Balla


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë