Politike

12 miljet në Hagë/ Dendias në Tiranë: 4 çështjet që do hapin kapitull të ri me Shqipërinë

Mes dy palëve kishte fjalë të bukura dhe përshëndetëse, me renditje kërkesash konkrete nga ana e Greqisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologut grek Nikos Dendias që po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë u konfirmua edhe njëherë vullneti për ta çuar marrëveshjen e Detit në Hagë (si dy vite më parë) por edhe shelfin kontinental, aty ku në fakt qëndron edhe mosdakordësia

Ndërkohë në daljen e përbashkët për mediat, Ministri i Jashtëm i Greqisë renditi katër kërkesat e Greqisë.
“..Dua të jem i qartë, se stabiliteti, prosperiteti dhe qasja paqësore për ne përbën kërkesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që ne duhet ta shtyjmë, që është përshkallëzimi në veri të Kosovës. Duhet të jemi sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë kam nënvizuar nevojën dhe mundësinë e dialogut mes dy vendeve me qëllim që të arrihet zgjidhje tërësore.

Sot ne patëm mundësinë për të folur për marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm gjithashtu në nivel politik për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë detin edhe të shelfit kontinental. Mendoj se zgjidhja e kësaj çështje dhe e ligjit të luftës si dhe dy marrëveshjet e tjera që njëra është për shmangien e episodeve në kufi por dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare janë ato që do dërgojnë një mesazh në komunitetin ndërkombëtar që e drejta ndërkombëtare dhe ajo e detit është ajo që do të përbëjë bazën për zgjidhjen të gjitha diferencave ndërshtetërore dhe mendoj se kjo do të hapë një kapitull të ti të madh sa i përket raporteve tona reciproke.

Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu por edhe për rolin e atyre shqiptar tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Bindja ime është se këto ura përbëjnë një hallkë shumë të çmuar. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Përtej këtyre të dy ne theksuam se duhet të veprojmë në investime në tregti dhe mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program mbrojtje për Vjosën që do ta shpallim atë pak më vonë. Ky është një shembull konkret që do të krijojë një ndërgjegje ambientale, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23”- tha ai.

Dendias theksoi se shteti fqinj do të mbështesë Shqiperine drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Diskutuam edhe për energjinë edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket energjetikes. Folëm gjithashtu edhe për investime më të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Do doja gjithashtu të referohesha dhe në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Greqia ka qenë përherë mbështetëse e ngrohtë e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe fuqimisht madje për gjithë integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë, Maqedoninë e Veriut dhe këtu… Mendojmë dhe besojmë se kjo rrugë është një realitet me një kalim dhe ka rëndësi shumë të madhe në konjekturat e ditëve të sotme të cilat janë pak të çuditshme në kohët ku jemi që na kthejnë ne kohe të tjera dhe koncepte të tjera…
Perspektiva e Shqipërisë në BE dhe e Ballkanit është një rrugë me një kalim. Unë do qëndroj më pas për një drekë me kryeministrin Edi Rama, e falënderoj për këtë xhest. Më pas do vizitojmë dy shkollat, sepse kjo tregojnë lidhjen tonë të afërt edhe në fushën e arsimit… “ tha Dendias.

Edhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh më herët gjatë konferencës së përbashkët se ka vullnet për kompromis për referimin e çështjes së Detit në Hagë.
“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për kërkimin e një kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjet në Hagë, jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi, si fusha mbrojtja sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit,. Produkt i këtij diskutimi është edhe kërkesa jonë për fillimin e takimeve në nivel ekspertësh për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë edhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, po ashtu diskutuam edhe për avancimin e gjuhës shqipe në Greqi… Sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias sot vjen nga një tur rajonal, dhe ne e mirëpresim angazhimin e tij personal dhe atë të Greqisë në adresimin e problematikave të mbetura në rajon por edhe situatës në rajon n dhe Europë, dënojmë sulmin në Ukrainë, dhe në këtë situatë integrimi i Ballkanit Perëndimor merr përparësi dhe ky proces duhet të përfshijë domosdoshmërisht edhe Kosovën…”, tha Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë