Gazeta Si – Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis është kthyer sërish në Shqipëri, por kësaj radhe stacioni nuk do të jetë Tirana, por Jugu i Shqipërisë.
Ashtu siç ishte njoftuar, shefi i qeverisë greke do të vizitojë Himarën, Finiqin dhe Dropullin, aty ku do të zhvillojë takime me minoritetin grek në vendin tonë.
Ai është pritur nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i Omonias Fredi Bejleri dhe ish-peshëngritësi kampion olimpik me Greqinë, Pirro Dhima.
Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku është ulur tek stadiumi “Petro Ruçi” për t’iu drejtuar zyrave të Omonias.

Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona.
Gjithashtu, në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.
Kryeministri grek kishte planifikuar udhëtimin në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike.
Ai mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit
Një ditë më parë, të mërkurën e datës 21 dhjetor, mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare kreu i diplomacisë helene, Nikos Dendias.



Agjenda e vizitës së kryeministrit të Greqisë
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje