Politike

31-vjetori i PS, Rama uron patronazhistët dhe…Fatos Nanon

Partia Socialiste feston 31 vjetorin e themelimit të saj, që e gjën në një proces transformimi dhe hapjeje të nisur që prej fillimit të këtij viti.

Kryesocialisti Edi Rama uroi përmes një postimi në Facebook. Urimi i tij ishte ‘gjithëpërfshirës’, nga të shumëpërfolurit patronazhistë, te lideri historik i PS, Fatos Nano.

“Me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor, e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:
– Emrat, 4 të arrestuar për skandalin e pagave. Dy specialistët e IT te Tatimet dhe AKSHI ia shitën subjekteve private
– Publikimi i pagave, Tabaku: Shteti ra në duart e militantëve patronazhistë

Skandali i patronazhistëve shpërtheu para zgjedhjeve parlamentare të 2021, kur u publikuan të dhëna personale për rreth 900 mijë qytetarë shqiptarë. Të dhënat ishin pjesë e regjistrave të Partisë Socialiste të hartuar nga patronazhistët, që përveç vendit të punës, numrin e telefonit e të tjera të dhëna linin shënime edhe mbi orientimin politik të qytetarëve që kishin nën patronazhim.

Rama e ka mbrojtur këtë praktikë, duke deklaruar se patronazhimi është një organizim i partive politike kudo në Perëndim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë