Në “Air Albania” apo tek Pallati i Kongreseve? Gjithçka për “Foltoren” e Sali Berishës do të vendoset vetëm dy ditë para 11 Dhjetorit në varësi të…motit.
Të dyja ambientet janë prenotuar paraprakisht nga organizatorët e “Foltores”.
Burime për Gazetasi.al thanë se deri më tani janë regjistruar 5100 emra delegatësh por të sigurt janë konfirmuar 4500.
Verifikimi për secilin anëtar nuk do të bëhet ditën e Kuvendit, por paraprakisht pasi ka filluar shpërndarja e mandateve për personat që kanë firmosur, duke u pajisur me një barcod bashkangjitur emrit, mbiemrit dhe pozicionit që ka në degë delegati.
Nëse Kuvendi do të mbahet në Air Albania, delegatët do të jenë të pozicionuar tek tribunat që kanë edhe tende.
Hapësira tjetër është parashikuar për militantet e partisë që organizatorët parashikojnë të shkojë 6-7 mijë ditën e Kuvendit.

Prania e militanteve është edhe pengesa më e madhe e organizatorëve të Foltores për ta mbajtur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve që mban zyrtarisht vetëm 2200 vende. Nëse numri i militantëve të partisë do të jete aq sa organizatorët parashikojnë atëherë do të jetë e pamundur menaxhimi i tyre në Pallatin e Kongreseve pasi shumëkush prej tyre do të kërkoje që të futet në sallë dhe jo të qëndrojë tek holli apo përjashta. Gjithësesi në varësi te motit, organizatoret qartësojnë se paraprakisht eshte prenotuar edhe Pallati i Kongreseve.
Kjo pakete që po përgatitet nga një grup juristësh do të paracaktoje edhe atë çfarë do të ndodhë jo vetëm me 11 dhjetor, por edhe një ditë më pas.
Zyrtarisht në dokumentin e shpërndarë delegatëve thuhet se, janë katër pika në rendin e ditës;
“Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-Të ndryshme”.
Slogani pritet te jete i njejte si në çfo foltore; “Per një PD, më të bashkuar, më të hapur më të fortë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje