Edhe pse ndodhet ne Itali ku postoi disa foto me arbëreshët, Presidenti Ilir Meta nuk e shkëputi vëmendjen politike teksa në Shqipëri po votohej për kandidaturat e Presidentit të ri.
Ai lëshoi një thumb përtej detit kur nënvizoi se shpopullimi në vend është pasojë e rilindjes “lokale” por edhe “ndërkombëtare”
“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.
Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.
Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.
Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit.
Ky model ‘zhvillimi’ nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.
Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga ‘Rilindja’ lokale dhe ndërkombëtare…”, shkruan ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje