Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar sot pozitiv me Covid-19, duke iu bashkuar kështu një sërë liderëve botërorë që janë infektuar me koronavirusin e ri, si presidenti Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Xhonson.
Macron do të anulojë të gjitha udhëtimet e tij të ardhshme, duke përfshirë një vizitë të planifikuar në Liban. Kryeministri francez Jean Castex gjithashtu do të jetë në vetë-izolim si rezultat i testimit pozitiv të Macron.
Infektimi i Macron është një lajm i keq për mbarë BE-në duke ngritur pyetjen nëse edhe figurat e tjera politike europiane do të duhet të vetë-izolohen. Macron mori pjesë një samit të Bashkimit Europian në fund të javës së kaluar dhe ai u takua të mërkurën me kryeministrin e Portugalisë.
Kryeministri spanjoll Pedro Dancez hyri në karantinë dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet publike pasi presidenti Macron rezultoi pozitiv.
42-vjeçari mësohet bëri një test pasi iu shfaqën simptomat dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, tha një deklaratë nga Pallati Elysée.
Macron “është ende i ngarkuar” me drejtimin e vendit dhe do të punojë në distancë, tha një zyrtar.
Franca doli nga izolimi pak ditë më parë por këtë javë vendosi një orë policore brenda natës për të ndihmuar në uljen e rasteve të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje