Besnik Mustafaj shikon si fenomen kryesor për rezultatin e opozitës në zgjedhje faktin se kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk arriti të ngjallë frymë
“Basha nuk arriti të ngjallë frymë. Rritja është shumë e ulët. Nuk patëm në këto votime një votë kundër…”, tha Mustafaj, njëkohësisht ish-anëtar i komisionit “Ruli” në PD për filtrimin e kandidaturave, që u propozuan nga baza.
Mustafaj shfaqet kritik edhe për mënyrën se si Basha e menaxhoi situatën pas zgjedhjeve.
“Java e parë pas zgjedhjeve, i vetmi lajm që prodhoi Basha ishte se u duk në seli. Një javë pa bërë asgjë. Një pasivitet të madh që do ndikojë në gjykimin dhe analizën që do të bëjmë në korrik. PD nuk futet në rrugë të mbarë pa bërë një garë që të shënojë periudhën post Berisha.
Fushata ishte e mirë por duhet të merret parasysh aktiviteti 4 vjeçar i lidershipit. Ka nevojë për një frymë të re, kalendarin e shoh të lidhur me korrik gushtin”, tha ai
Mustafaj nënvizoi gjithashtu se një dorëheqje e Bashës që ditën e nesërme nuk do të ishte zgjidhje në një kohë kur PD është në një proces mbledhje faktesh.
Ai theksoi gjithashtu se në garën për kryetar duhet të ketë shumë zëra kandidatësh në fund të muajit Korrik kur zyrtarisht mbaron edhe mandati i Lulzim Bashës.
“Askush më shumë se Basha nuk duhej të ishte i interesuar që procesi t’i ecë mirë… Për sa kohë nuk është mbledhur akoma parlamenti i ri, PD mund të shkojë me një skicë të qartë të fytyrës së ardhshme. Që PD të shkonte me një kryetar të ri në parlament do të ishte normaliteti më i madh, por unë shpresoj që kësaj herë procesi i garës duhet të jetë shumë më i hapur. Dhe Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi. Demokratët duhet t’ia shtrojnë pyetjen vetes: Kush do të na çojë drejt fitores. Shpresoj që të ketë shumë guximtarë si Kadilli që të shpallin kandidaturën”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje