Politike

Imami, Bashës: Ik nga partia, mos mendo koalicion me PS se do kesh luftë

Arben Imami pjesë e grupit që kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës tha gjatë një dalje për mediat bashke me Bujar Nishanin apo Edith Harxhin se Basha nuk duhet ta mendojë një koalicion me PS.

“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vodhën votat, jo dy hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament, do t’i futet një fushate. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Politike. Nuk është ndeshje demash.

Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke humbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin.

Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit. E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të humbura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lufta”, tha Imami.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë