Pas vendimit të KAS për qarkun e Gjirokastrës, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike deklaroi përmes një konference për shtyp se, “3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore”.
“Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë…Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”, tha Bardhi.
Më herët, Partia Demokratike publikoi kërkesat që u refuzuan të merreshin në shqyrtim.
PD bëri publike kërkesat që lidheshin kryesisht me marrjen e informacionit zyrtar (nga ana e KAS) institucioneve shtetërore lidhur me legalizimet, punësimet, fondet e akorduara të rindërtimit për tërmetin, ndihmat me ushqime, si dhe përdorimin e të dhënave personale.
KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje