Politike

PD i kërkoi të merrte informacion zyrtar për zgjedhjet, Bardhi: KAS u bë palë me vjedhjen

Pas vendimit të KAS për qarkun e Gjirokastrës, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike deklaroi përmes një konference për shtyp se, “3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore”.

“Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë…Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Më herët, Partia  Demokratike publikoi kërkesat që u refuzuan të merreshin në shqyrtim.

PD bëri publike kërkesat që lidheshin kryesisht me marrjen e informacionit zyrtar (nga ana e KAS) institucioneve shtetërore  lidhur me legalizimet, punësimet, fondet e akorduara të rindërtimit për tërmetin, ndihmat me ushqime, si dhe përdorimin e të dhënave personale.

KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë