Grupimi për PD i kryesuar nga Bujar Nishani, Edith Harxhi dhe Arben Imami nuk e ka pritur mirë temën e paracaktuar nga Lulzim Basha se gjatë kryesisë dhe mbledhjes së Këshillit Kombëtar të dielën do të diskutohet për “masakrën elektorale” .
Ata madje e kanë cilësuar Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që shpërndau axhendën e diskutimit, një sekretar personal të kryetarit.
“Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diskutuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit të brendshëm.
Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak tu komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretarëve personal të Kryetarit.
Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqesues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit”, thuhet në njoftimin e vetëquajtur “Grupimi për PD”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje