Politike

Grupi kundër Bashës: Axhenda e forumeve s’mund të vendoset njëanshmërisht

Grupimi për PD i kryesuar nga Bujar Nishani, Edith Harxhi dhe Arben Imami nuk e ka pritur mirë temën e paracaktuar nga Lulzim Basha se gjatë kryesisë dhe mbledhjes së Këshillit Kombëtar të dielën do të diskutohet për “masakrën elektorale”  .

Ata madje e kanë cilësuar Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që shpërndau axhendën e diskutimit, një sekretar personal të kryetarit.  

“Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diskutuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit të brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak tu komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretarëve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqesues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit”, thuhet në njoftimin e vetëquajtur “Grupimi për PD”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë