Ka ndodhur

Raporti i OSBE/ODIHR/ Basha: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pak pas shpërndarjes së raportit final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare të 25 prillit.

Sipas Bashës, gjetjet e raportit konfirmojnë se “me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve”.

Sipas tij raporti evidentoi një seri parregullsish të theksuara nga ana e qeverisë, si “blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve”.

Për kreun e opozitës, situata është ashtu siç e ka përshkruar ai që nga dita e parë pas zgjedhjeve, “një masakër zgjedhore”.

“Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, përfundon Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë