Politike

Berisha: Do ta mbledh Kuvendin, do apo s’do Basha, një lider si ai nuk i duhet PD

Pas deklaratës së kreut të PD-së se ai nuk është peng i Ramës dhe se nuk do ta mbledhë as Kuvendin Kombëtar, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar  PD nga pazaret e Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës”, shkruan Berisha.

“PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, nënvizon ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë