Pas deklaratës së kreut të PD-së se ai nuk është peng i Ramës dhe se nuk do ta mbledhë as Kuvendin Kombëtar, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
“Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.
Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës”, shkruan Berisha.
“PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, nënvizon ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje