Bota

Lira turke bie në nivelin historik pasi Erdogan shpalli non grata disa ambasadorë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi të shtunën (23 tetor) se ai kishte kërkuar që për ambasadorët e SHBA dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore të zbatohej statusi i “persona non grata”.

Monedha vendase e Turqisë, Lira që tashmë kishte arritur tashmë një rekord të ulët ra edhe më tepër pas kësaj deklarate. Rënia e vazhdueshme e valutës turke kishte nisur që  javën e kaluar pasi banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit pavarësisht rritjes së inflacionit.

Monedha u tregtua me 0.97 dollarë kur niveli më i ulët i saj historik ishte 0.98.

“Nëse kërcënimi i Erdogan vihet në jetë, do të shkaktonte krizën më të keqe midis Turqisë dhe botës perëndimore që kur AKP erdhi në pushtet në vitin 2002,” shkroi të hënën bashkë-presidenti i Teneo, Wolfango Piccoli, duke iu referuar partisë politike të presidentit.

Vëzhguesit vërejnë se Ministria e jashtme nuk është vënë endë në punë të zbatojë udhëzimet e Erdoganit, pasi “asnjë nga diplomatët nuk është njoftuar zyrtarisht”, shkroi Piccoli. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, përgjegjës për zbatimin e urdhrit, nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

Komentet e Erdogan rritën frikën e tensioneve të rritura midis Perëndimit dhe Turqisë, duke goditur lirinë tashmë të dobët. Investitorët kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për mungesën e pavarësisë së Bankës Qendrore nga Erdogani, i cili ka thënë se normat e interesit janë “djalli” dhe ka besimin jokonvencional se ulja e tyre do të reduktojë inflacionin – e kundërta e asaj që shumica e ekonomistëve thonë.

10 vendet ambasadorët e të cilëve u shënjestruan nga Erdogan janë SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Zelanda e Re dhe Holanda dhe përbëjnë gjysmën e 10 partnerëve kryesorë tregtarë të Turqisë. Grupi përfshin gjithashtu shtatë anëtarë të NATO-s dhe gjashtë anëtarë të BE-së.

“Është e vetëkuptueshme që lira turke do të binte nën presion të madh, pasi kishte nisur luahtjet rekord që gjatë javës së kaluar”, shtoi Piccoli.

Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë