Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi të shtunën (23 tetor) se ai kishte kërkuar që për ambasadorët e SHBA dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore të zbatohej statusi i “persona non grata”.
Monedha vendase e Turqisë, Lira që tashmë kishte arritur tashmë një rekord të ulët ra edhe më tepër pas kësaj deklarate. Rënia e vazhdueshme e valutës turke kishte nisur që javën e kaluar pasi banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit pavarësisht rritjes së inflacionit.
Monedha u tregtua me 0.97 dollarë kur niveli më i ulët i saj historik ishte 0.98.
“Nëse kërcënimi i Erdogan vihet në jetë, do të shkaktonte krizën më të keqe midis Turqisë dhe botës perëndimore që kur AKP erdhi në pushtet në vitin 2002,” shkroi të hënën bashkë-presidenti i Teneo, Wolfango Piccoli, duke iu referuar partisë politike të presidentit.
Vëzhguesit vërejnë se Ministria e jashtme nuk është vënë endë në punë të zbatojë udhëzimet e Erdoganit, pasi “asnjë nga diplomatët nuk është njoftuar zyrtarisht”, shkroi Piccoli. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, përgjegjës për zbatimin e urdhrit, nuk ka komentuar ende për këtë çështje.
Komentet e Erdogan rritën frikën e tensioneve të rritura midis Perëndimit dhe Turqisë, duke goditur lirinë tashmë të dobët. Investitorët kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për mungesën e pavarësisë së Bankës Qendrore nga Erdogani, i cili ka thënë se normat e interesit janë “djalli” dhe ka besimin jokonvencional se ulja e tyre do të reduktojë inflacionin – e kundërta e asaj që shumica e ekonomistëve thonë.
10 vendet ambasadorët e të cilëve u shënjestruan nga Erdogan janë SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Zelanda e Re dhe Holanda dhe përbëjnë gjysmën e 10 partnerëve kryesorë tregtarë të Turqisë. Grupi përfshin gjithashtu shtatë anëtarë të NATO-s dhe gjashtë anëtarë të BE-së.
“Është e vetëkuptueshme që lira turke do të binte nën presion të madh, pasi kishte nisur luahtjet rekord që gjatë javës së kaluar”, shtoi Piccoli.
Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje