Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës Fier, Luan Baçi ka bërë publike emrat e delegatëve, që do të jenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në një deklarim për mediat, Baçi tha se në degën e Fierit kanë firmosur plot 88.6 përqind e delegatwve.
Ai akuzoi gjithashtu strukturat e PD se në Kuvendin e datës 17 korrik, numri i delegatëve të degës së Fierit u fry qëllimisht.
“Me kërkesë të Gazment Bardhit janë futur në listën e delegatëve edhe 220 sekretarë seksionesh për shkak të frikës që kishin se Pallati i Kongresit nuk do të mbushej me delegatë,” tha Baçi.
Sipas tij, numri i delegatëve të Fierit është 358.
“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6%. Forumi rinor ka firmosur 100% dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100%,” tha Baçi.
“Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, kanë firmosur 31 delegatë ose 60%. Dega e Patosit ka 82 delegatë, kanë firmosur 57 ose 62% e tyre. Dega e Mallakastrës kanë firmosur 38% e tyre, pra nga 72, firmosën 30 delegatë” shtoi Baçi.
Pas degës së PD-së së Fierit, ka vijuar në mesditë prezantimi i emrave të delegatëve për degën Shkodër.
Gjithsej janë 232 delegatë që kanë firmosur nga 330, thanë drejtues të degës së PD-së, Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje