Në Ditën Kombëtare të Rinisë që shënon nisjen e lëvizjes studentore kundër regjimit komunist, Partia Demokratike ka reflektuar më së miri ndarjen e pashmangshme brenda saj.
Si asnjëherë herë tjetër, Sali Berisha i “ka rrëmbyer” Lulzim Bashës edhe simbolikën e fundit që mbante në këmbë PD-në ndarjen e të shkuarën nga e ardhmja ne emër të rinisë.
Ndryshe nga çdo vit tjetër Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk do te shfaqen bashkë në homazhet e përvitshme në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Berisha ka lajmëruar prej tre ditësh se aty ai do të mbajë një aktivitet në mesdite bashke me të rinjtë e FRPD-së.
Të njëjtën thirrje për në mesditë ka përcjellë edhe ish-kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi në Facebook.
Edhe pse ka dështuar përpjekja e parë e organizatorëve për të zhvilluar një aktivitet tek kinoklubi sërish aty në atë shesh është improvizuar një takim.
Lulzim Basha në anën tjetër pas një urimi të shkurtër në Facebook ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm tek ArTurbina ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalën e tij në aktivitetin për Ditën e Rinisë, organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje