Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u pyet disa herë nga media të enjten në mesditë mbi ultimatumin e Komisionit të Rithemelimit se duhet të liroje zyrat deri me 5 janar si kryetar i shkarkuar, aq sa u bezdis duke etiketuar se ai është “komisioni i qofteve” që nuk ka dalë nga asnjë organ i ligjshëm. Jo vetëm. Në një përgjigje të shkurtër për mediat, Basha tha: “Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, e kanë mendjen vetëm ata që kanë qenë në këtë betejë për karriget. Fatkeqësi e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat tanë kanë dështuar që mendjen e kanë te karriget.
PD i ka marrë vendimet e veta dhe do t’u qëndrojë deri në fund.
Kuvendi i 18 dhjetorit është zgjedhje e të ardhmes dhe çdo vendim do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre, nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karriget…”
Basha tha ndër radhë gjithashtu se komisioni i rithemelimit lejohet që të futet në seli aq kohe sa ata kanë ende teserën e PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje