Politike

A do ta lirojë zyrën deri me 5 janar? Basha: Nuk na plas për karriget e të tjerëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u pyet disa herë nga media të enjten në mesditë mbi ultimatumin e Komisionit të Rithemelimit se duhet të liroje zyrat deri me 5 janar si kryetar i shkarkuar, aq sa u bezdis duke etiketuar se ai është “komisioni i qofteve” që nuk ka dalë nga asnjë organ i ligjshëm.  Jo vetëm. Në një përgjigje të shkurtër për mediat, Basha tha:  “Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, e kanë mendjen vetëm ata që kanë qenë në këtë betejë për karriget. Fatkeqësi  e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat tanë kanë dështuar që mendjen e kanë te karriget.

PD i ka marrë vendimet e veta dhe do t’u qëndrojë deri në fund.

Kuvendi i 18 dhjetorit është zgjedhje e të ardhmes dhe çdo vendim do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre, nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karriget…”

Basha tha ndër radhë gjithashtu se komisioni i rithemelimit lejohet që të futet në seli aq kohe sa ata kanë ende teserën e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë