Politike

Fotot/ I gjeti dyert mbyllur në PD, Noka: Basha e ka bërë burg të sigurisë së lartë, të shtunën do e kthejmë në shtëpinë e lirisë

Ka zgjatur shumë pak vizita “flash” e disa anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit njëherazi edhe deputete të PD-së në selinë blu. Aq sa për t’u thënë medias se kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka kthyer ketë seli në një ishull burgu të sigurisë së lartë, teksa Flamur Noka e paralelizoi me Alkatrazin. I shoqëruar nga deputetët Tritan Shehu, Luan Baçi, apo edhe Edmond Spaho, Flamur Noka provoi të hapte të gjitha dyert e jashtme të selisë blu (të mbuluara tashmë me logon e PD-së) e madje edhe atë të FRPD-së.

Të gjitha dyert ishin të mbyllura, teksa Noka po i provonte një e nga një.

Flamur Noka kujtoi për mediat në “kontrollin” e tij zinxhir të dyerve se ai ishte ndër firmëtarët e parë që kish firmosur për themelimin partisë dhe se i takonte të hynte në seli si deputet i PD-së për të diskutuar mbi axhendën e grupit parlamentar këtë sesion të ri.

“Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022.

Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambient ku të gumëzhinte, ambient festiv që të bashkonte të gjithë demokratët,  por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne. Gjithçka e mbyllur e blinduar, thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme.

Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 janar do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli” u shpreh Noka, pas specifikuar se si, sa kohë që dyert mund të jenë sërish të mbyllura edhe ditën e shtunë.

Pas deklaratës, Noka bashkë me deputetët u larguan nga ambientet e selisë së PD-së  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë