Ka zgjatur shumë pak vizita “flash” e disa anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit njëherazi edhe deputete të PD-së në selinë blu. Aq sa për t’u thënë medias se kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka kthyer ketë seli në një ishull burgu të sigurisë së lartë, teksa Flamur Noka e paralelizoi me Alkatrazin. I shoqëruar nga deputetët Tritan Shehu, Luan Baçi, apo edhe Edmond Spaho, Flamur Noka provoi të hapte të gjitha dyert e jashtme të selisë blu (të mbuluara tashmë me logon e PD-së) e madje edhe atë të FRPD-së.
Të gjitha dyert ishin të mbyllura, teksa Noka po i provonte një e nga një.
Flamur Noka kujtoi për mediat në “kontrollin” e tij zinxhir të dyerve se ai ishte ndër firmëtarët e parë që kish firmosur për themelimin partisë dhe se i takonte të hynte në seli si deputet i PD-së për të diskutuar mbi axhendën e grupit parlamentar këtë sesion të ri.
“Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022.
Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambient ku të gumëzhinte, ambient festiv që të bashkonte të gjithë demokratët, por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne. Gjithçka e mbyllur e blinduar, thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme.
Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 janar do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli” u shpreh Noka, pas specifikuar se si, sa kohë që dyert mund të jenë sërish të mbyllura edhe ditën e shtunë.
Pas deklaratës, Noka bashkë me deputetët u larguan nga ambientet e selisë së PD-së
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje