Politike

Beteja brenda PD për zgjedhjet e pjesshme, Duka: Më ftoi Berisha, mund të bëjmë koalicion me një pjesë të PD

Testi i parë i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës se kush ka shumicën reale në parti janë zgjedhjet e pjesshme lokale.

Të dy “kokë për kokë” do të dalin me kandidatë të veçantë edhe pse me një tjetër debat se si do të regjistrohen në fletën e votimit.

Në prag të shpalljes së dekretit nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet e pjesshme lokale, komisioni i Rithemelimit strukturë e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit ka deklaruar publikisht se do të nxjerre kandidatët e saj për 6 bashkitë.

Edhe PD-ja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha që ka edhe vulën e partisë do të bëjë të njëjtën gjë.

Përpos luftës në terren për gjetjen e kandidatëve një rol jo pak të vogël do të kenë edhe aleatët që deri më tani kanë shkëputur çdo kontakt me Lulzim Bashën një fenomen që po e shfrytëzon më së miri Sali Berisha.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka ka deklaruar se ai ka marrë një ftesë nga Berisha për të bashkëpunuar në terren për zgjedhjet.

 “Ne do marrim mendimin e bashkëpunëtorëve dhe kam lënë një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi një sinjal nga grupi i Berishës, nga vetë ai për një farë bashkëpunimi që të nxjerrim kandidaturë të një koalicioni, deri këtu jemi, nga Basha nuk kemi asnjë ftesë, megjithëse koha është shumë e kufizuar, mundësitë janë të ndryshme, mund të marrim vendim për të përkrahur një kandidaturë pavarësisht se kujt kandidature i takon, nga 2 kandidatura mendojmë se është më i mirë me një vlerësim sipas perceptimit tonë, apo njerëzve në terren. Mund të bëjmë koalicion me një nga pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, por s’do preferoja të ishim indiferencë, se në fund të ditës në politikë jemi, mund të dalim, unë e kam një ide të tillë që ne të dalim me kandidatë me sigël të PAA, duke qenë se kemi 6 vjet duke marrë përsipër këtë projekt, nëse e shohim veten të aftë të marrim vota në 6 bashki ose disa prej tyre, mund të dalim, edhe për betejë elektorale…”, tha Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë