Politike

Protesta e 8 janarit, Berisha kallëzon penalisht Bashën

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lidershipi i PD-së akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të paautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.

Ky është kallëzimi parë penal i mbështetësve të Berishës kundër Lulzim Bashës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë