Përmes një postimi në Twitter, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar se i ka kërkuar Presidentit të Republikës, datën 6 mars si mundësi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.
“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.
Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, thotë Celibashi.
1/2. Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) January 19, 2022
Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. pic.twitter.com/IiKeWAZQ3D
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje