Politike

Celibashi: I sugjerova Metës 6 marsin për zgjedhjet e pjesshme, na jep më shumë kohë

Përmes një postimi në Twitter, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar se i ka kërkuar Presidentit të Republikës, datën 6 mars si mundësi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.  Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.

Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, thotë Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë