Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, ka vendosur që të shtyje Kuvendin e paralajmëruar më 22 mars.
“Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit vendosi:
Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,
Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,
Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill”, thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionit të Rithemelimit. Vendimi për të shtyrë Kuvendin në fakt lidhet apriori me zhvillimet e brendshme të PD-së ku një pjesë e konsiderueshme e deputetëve i kanë kërkuar Bashës dorëheqjen.
Madje dy nënkryetarë të partisë Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma të dorëhequr tashmë kanë kërkuar që PD-ja të futet në proces votimi për kryetarin. Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj është parë të enjten me deputetet e Berishës, Edi Paloka dhe Flamur Noka, ndërsa palët kanë pranuar se mes tyre po negociohet, por pa specifikuar konkretisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje