Politike

Mundësi për negociata me deputetët e Bashës ? Berisha shtyn Kuvendin e 22 marsit, në fund të muajit Prill  

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, ka vendosur që të shtyje Kuvendin e paralajmëruar më 22 mars.

“Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit  Kombëtar në datën 30 prill”, thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionit të Rithemelimit. Vendimi për të shtyrë Kuvendin në fakt lidhet apriori me zhvillimet e brendshme të PD-së ku një pjesë e konsiderueshme e deputetëve i kanë kërkuar Bashës dorëheqjen.

Madje dy nënkryetarë të partisë Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma të dorëhequr tashmë kanë kërkuar që PD-ja të futet në proces votimi për kryetarin. Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj është parë të enjten me deputetet e Berishës, Edi Paloka dhe Flamur Noka, ndërsa palët kanë pranuar se mes tyre po negociohet, por pa specifikuar konkretisht.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë