Politike

Rrëzohet raporti i PD për inceneratorët, Jorida Tabakun e votojnë kundër edhe deputetë të opozitës

Të enjten në mbrëmje, Kuvendi rrëzoi raportin e inceneratorëve përgatitur nga Jorida Tabaku me 84 vota. Që do të thotë se kundër këtij raporti kanë votuar dhe deputetë të opozitës, sa kohë që 76 deputetë në Kuvend votuan pro raportit tjetër të hartuar nga PS-ja për inceneratorët.  

Raporti i Partisë Socialiste për inceneratorët u miratua me 76 vota pro dhe 34 kundër.

Ndërkohë raporti i PD-së të Komisionit Hetimor për Inceneratorët mori 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë