Gazeta Si – Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë, deklaroi të enjten se Moska do të reagojë në rast se vendi do të përpiqet të anëtarësohet në NATO.
Në një intervistë për FTV, ambasadori Igor Kalbukhov, tha se Bosnja mund “të vuajë të njëjtin fat si Ukraina” nëse kërkon të bëhet anëtare e Aleancës Euro-Atlantike.
Ambasada e SHBA-së ka reaguar pas komenteve të ambasadorit, duke thënë se kjo lloj retorike është “e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme”.
“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme”.
“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje