Pak ditë para mbledhjes së kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka vendosur ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve.
Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor.
E gjitha, sipas projekti-vendimit të hartuar paraprakisht, ka një qëllim; Bërjen më efektive drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor.
“Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,
Kongresi i Partisë; VENDOSI:
1.Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
2.Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
3.Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
4.Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
5.Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj”, thuhet në projekt-vendimin që pritet të kalojë për miratim me 9 prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje