Politike

Rama ndërpret mandatin e kryetarëve të degëve, drejtuesit e rinj në maj- qershor   

Pak ditë para mbledhjes së kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka vendosur ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor.

E gjitha, sipas projekti-vendimit të hartuar paraprakisht, ka një qëllim; Bërjen  më efektive drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor.

“Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,

Kongresi i Partisë; VENDOSI:

1.Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

2.Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

3.Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

4.Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

5.Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj”, thuhet në projekt-vendimin që pritet të kalojë për miratim me 9 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë