Politike

Kongresi i PS, kush ka mbështetjen më të madhe nga sekretariati formal dhe votimi i munguar për kryetarin

Kongresi i PS-së votoi pa kandidat formal sekretariatin duke marrë mbi 80% mbështetje nga  Asambleja Kombëtare.

Më saktë një votëbesim për të parë më shumë mbështetjen e gjithesecilit në Asamble. Votim i mirëfilltë për sekretariatin me kandidatë rival ka vite që nuk zhvillohet në PS  

Ndërsa procesi i fundit i votimit për kryetarin e partisë daton që në vitin 2009 përmes parimit “Një anëtar një votë”. Në kongresin e të shtunës nuk pati votëbesim për të, sic ndodhi me sekretariatin.  

LEXO EDHE:
– “Ju tregoj peshkaqenët e korrupsionit”, Rama një mesazh për SPAK dhe një për kanabisin
– “Shokë dhe shoqe…”, fjalimi i Ramës – Nga amnistia fiskale, te kanabisi dhe dy mesazhe për ndërkombëtarët e drejtësinë e re
– Arben Ahmetaj, mungesa e madhe e Kongresit të PS-së
– Braçe përplaset me Arben Pëllumbin te paneli i bujqësisë: Nuk më ndalon dot që të flas
– Kongresi i PS – Balluku garanton sigurinë energjitike, Xhaçka e Peleshi sigurinë kombëtare
– Kongresi, Balla: Të kritikojmë njëri-tjetrin! Ky është bashkëbisedim gju më gju
– Kryefjala e Kongresit, hapja e rinovimi i PS-së sipas shembullit të Këshillimit Kombëtar

Ashtu siç nuk ndodhi as për zgjedhjen e numrit dy të partisë, ku anëtarëve të Asamblesë u ofrua vetëm një emër për Sekretar i Pergjithshëm ai i komanduar që një vit më parë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri.

Të shtunën 284 anëtare Asambleje nga 342 në total  votuan për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm si dhe Sekretariatin e  PS.

Në total, 7 nga 9 sekretarët e PS janë deputetë të qarqeve Vlorë, Tiranë, Gjirokastër. Korçë,  dhe Berat.

Sekretari me mbështetjen më të madhe rezultoi Blendi Klosi,  më pas Damian Gjiknuri numri dy i partisë.

Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në Kongres u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretariateve të rinj që do drejtohen nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin, Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

Votat si më poshtë vijon:

Blendi Klosi 280 vota

Damian Gjiknuri 277 vota

Eridian Salianji 262 vota

Etjen Xhafaj 259 vota

Blerina Gjylameti 258 vota

Laert Duraj 256 vota

Etilda Gjonaj 255 vota

Anila Denaj 251 vota

Romina Kuko 248 vota


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë