Kongresi i PS-së votoi pa kandidat formal sekretariatin duke marrë mbi 80% mbështetje nga Asambleja Kombëtare.
Më saktë një votëbesim për të parë më shumë mbështetjen e gjithesecilit në Asamble. Votim i mirëfilltë për sekretariatin me kandidatë rival ka vite që nuk zhvillohet në PS
Ndërsa procesi i fundit i votimit për kryetarin e partisë daton që në vitin 2009 përmes parimit “Një anëtar një votë”. Në kongresin e të shtunës nuk pati votëbesim për të, sic ndodhi me sekretariatin.
LEXO EDHE:
– “Ju tregoj peshkaqenët e korrupsionit”, Rama një mesazh për SPAK dhe një për kanabisin
– “Shokë dhe shoqe…”, fjalimi i Ramës – Nga amnistia fiskale, te kanabisi dhe dy mesazhe për ndërkombëtarët e drejtësinë e re
– Arben Ahmetaj, mungesa e madhe e Kongresit të PS-së
– Braçe përplaset me Arben Pëllumbin te paneli i bujqësisë: Nuk më ndalon dot që të flas
– Kongresi i PS – Balluku garanton sigurinë energjitike, Xhaçka e Peleshi sigurinë kombëtare
– Kongresi, Balla: Të kritikojmë njëri-tjetrin! Ky është bashkëbisedim gju më gju
– Kryefjala e Kongresit, hapja e rinovimi i PS-së sipas shembullit të Këshillimit Kombëtar
Ashtu siç nuk ndodhi as për zgjedhjen e numrit dy të partisë, ku anëtarëve të Asamblesë u ofrua vetëm një emër për Sekretar i Pergjithshëm ai i komanduar që një vit më parë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri.
Të shtunën 284 anëtare Asambleje nga 342 në total votuan për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm si dhe Sekretariatin e PS.

Në total, 7 nga 9 sekretarët e PS janë deputetë të qarqeve Vlorë, Tiranë, Gjirokastër. Korçë, dhe Berat.
Sekretari me mbështetjen më të madhe rezultoi Blendi Klosi, më pas Damian Gjiknuri numri dy i partisë.
Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.
Në Kongres u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretariateve të rinj që do drejtohen nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin, Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.
Votat si më poshtë vijon:
Blendi Klosi 280 vota
Damian Gjiknuri 277 vota
Eridian Salianji 262 vota
Etjen Xhafaj 259 vota
Blerina Gjylameti 258 vota
Laert Duraj 256 vota
Etilda Gjonaj 255 vota
Anila Denaj 251 vota
Romina Kuko 248 vota
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje