Politike

Rama pas bisedës me Pompeon: Folëm për lidhjen e ngushtë mes dy vendeve

Pjesëmarrjen në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Albgaz dhe Overgas, Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të diskutuar me ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Mike Pompeo mbërriti pasditen e së dielës në Shqipëri për të marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, Pompeo u përqëndrua te mesazhi për nevojën e vullnetit për të luftuar korrupsionin nga të gjitha krahët. Ai e cilësoi korrupsionin si rrezik madhor për demokracinë dhe lirinë.

Vizita në Shqipëri e ish-Sekretarit përmbyllet me një ndalesë në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë