Politike

Kryesia të premten, PS zgjedh Presidentin të shtunën

Partia Socialiste do të thërrasë të shtunën, më 4 qershor në orën 18:00 seancën plenare për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa të premten Edi Rama do të mbledhë Kryesinë dhe grupin parlamentar të partisë, ku nga ku do të dalë edhe emri i presidentit të ri, apo presidentes së re të vendit.

Procedurat nisën me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit ku u zyrtarizua dita dhe orari.

Ajo që kushtëzon fundjavën është se të hënën, më 6 qershor, një delegacion deputetësh të mazhorancës dhe opozitës do të nisën për takime zyrtare jashtë vendit, duke vënë në mëdyshje pjesëmarrjen në votimin për Presidentin e ri.

Duke qenë se në këtë raund PS ka deklaruar se do të paraqesë kandidatura dhe Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash, ajo nuk kërkon të rrezikojë që të dështojë ky votim për shkak të mungesave në sallë dhe ta shtyjë zgjedhjen në raundin e pestë.

Afrimi i seancës është nënkuptuar edhe nga deklaratat e së hënës të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai tha se seanca do të mbahet ‘brenda datës 6 qershor’, pra jo domosdoshmërisht në 6 qershor, por edhe më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë