I sapozgjedhur si nënkryetar i PD-së, Luçiano Boçi ka ironizuar përmes një komenti të gjatë në Facebook procesin e ndjekur me nxitim për zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të Presidencës.
“…Ëndrra e Ramës për një president-pacient “normal” në ato momente po merrte formë konkrete dhe ngazëllimi u përshfaq i plotë.
Gati-gati këtë e perceptoi dhe vetë presidenti i emëruar. E kapi situatën dhe u shfaq përkëdhelësi me i qashtër i atij që e çliroi më në fund nga bezdia e uniformës që shpesh e ka mbajtur sipër bluzës së bardhë, të cilën me thënë të vërtetën e ka ushtruar me virtuozitet të plotë.
Pas kësaj, aty shumë kush në atë sallë, i dha plotësisht të drejtë Ramës. E si mund të zgjidhte ai një president konsensual?!
Një i tillë do ishte komplet i dalë duarsh dhe jo puthadorës.
Dhe Rama nga këta “të dalë duarsh” që ta japin fetvan nga Stambolli, ka përvojë shumë të keqe.
Prandaj i duhej, pavarësisht firmës në Stamboll, me nxitim Presidenti në “Janinë”.
Ai e njeh mirë “dobësinë” më të madhe pozitive të atyre me grada ushtrie.
I binden verbërisht urdhrave që vijnë nga eprorët më sipër!
Vetëm këtë gjë të vogël kërkon Rama dhe ju si bëni?! – do thoshte Elisa
Për kaq pak iu iku konsensusi nga duart dhe atyre që i ofruan më shumë…”, shkruan ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje