Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi të shtunën votën kundër të LSI-së për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Një votë, që sipas saj, nuk kishte të bënte me figurën e Presidentit por me procesin e ndjekur nga Kryeministri Edi Rama.
Ndaj dhe nga kjo forcë politike ka mbërritur urimi i parë për Presidentin.
Ajo u pyet edhe për kontestimin nga ana e Berishës të dekretit të Presidentit në detyrë Ilir Meta për lirimin nga të gjitha detyrat të Bajram Begajt.
“Për hir të së vërtetës nuk jam ndonjë juriste. Mendoj që mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe gjithçka do bëhet më e qartë. Kjo i jep edhe përgjigje debateve.
Nga ana tjetër për procesin nuk kam asgjë me Begajn dhe i uroj suksese.
Ajo që unë theksoj është që të qenit president kërkon atdhedashuri dhe përkushtim. Nuk e di a do të jetë e mundshme pasi është një qeveri autokrate dhe një kryeministër diktator. I gjithë procesi ishte jokonsensual dhe përjashtues”, tha kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje