Politike

PD, Boçi: Firma në Stamboll, Presidenti në Janinë

I sapozgjedhur si nënkryetar i PD-së, Luçiano Boçi ka ironizuar përmes një komenti të gjatë në Facebook procesin e ndjekur me nxitim për  zgjedhjen  e Bajram Begajt në krye të Presidencës.

“…Ëndrra e Ramës për një president-pacient “normal” në ato momente po merrte formë konkrete dhe ngazëllimi u përshfaq i plotë.

Gati-gati këtë e perceptoi dhe vetë presidenti i emëruar. E kapi situatën dhe u shfaq përkëdhelësi me i qashtër i atij që e çliroi më në fund nga bezdia e uniformës që shpesh e ka mbajtur sipër bluzës së bardhë, të cilën me thënë të vërtetën e ka ushtruar me virtuozitet të plotë.

Pas kësaj, aty shumë kush në atë sallë, i dha plotësisht të drejtë Ramës. E si mund të zgjidhte ai një president konsensual?!

Një i tillë do ishte komplet i dalë duarsh dhe jo puthadorës.

Dhe Rama nga këta “të dalë duarsh” që ta japin fetvan nga Stambolli, ka përvojë shumë të keqe.

Prandaj i duhej, pavarësisht firmës në Stamboll, me nxitim Presidenti në “Janinë”.

Ai e njeh mirë “dobësinë” më të madhe pozitive të atyre me grada ushtrie.

I binden verbërisht urdhrave që vijnë nga eprorët më sipër!

Vetëm këtë gjë të vogël kërkon Rama dhe ju si bëni?! – do thoshte Elisa

Për kaq pak iu iku konsensusi nga duart dhe atyre që i ofruan më shumë…”, shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë