Politike

Berisha i ashpër me drejtësinë: Pse nuk hetoni Sarajet e Ramës dhe ‘pallatin pajë’ të Bashës, ndërtuesi u shpërblye para 3 javësh me 11 mln euro

Pas një ndërprerje prej 5 minutash kërkuar nga Ermonela Felaj, Sali Berisha që po kërkonte fjalën me ngut, nuk lëvizi nga vendi.

Pas ndërhyrjes së Gardës dhe një pushimi pesë minutash, Berisha foli  në seancë plenare vetëm pak minuta, aq sa për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë Kuvendit.

Duke folur për hartën e re gjyqësore, mungessën e gjyqtarëve si pasojë e vettingut, dhe reformën e re të drejtësisë, Berisha iu drejtua nga Kuvendi qytetarëve:  “Ju, për të patur një proces gjyqësor do të paguani shumëfishimin e asaj që paguani më parë. Për arsye se të Vettuarit e partisë janë të betuarit e saj për të marrë çdo masë, çdo vendim në favor të qeverisë.

Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLGJ-së, KLD-së e me radhë, t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë m të deklaruar se e ka blerë me 2 euro në një kohë kur shitej me 20 euro apo 40 euro në atë zonë?

Pyesni pak pse nuk hetojnë ‘pallatin pajë’ të familjes Basha për të cilin s’kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin, vetëm para 3 javësh me 11 milionë euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë?

Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësave 420 milionë euro të firmosur nga kryeministri si kontratë duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë.

Pyesni pak këtë drejtësi që këta këtu i thurin lavde dhe apoteoza, pse ju blini çmimet e ushqimeve 7% më shtrenjtë se europianët? Çfarë ka ndodhur këtu? Bëjnë ndonjë hetim këta? “.

Më tej Berisha shtoi: “Pyesni pak çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi për shfrytëzimin barbar të pasurive kombëtare? Janë kthyer në një mallkim të vërtetë për ju qytetarë. A pasuroheni ju, a mëkëmbeni ju nga viti në vit nga shfrytëzimi i këtyre pasurive? Jo dhe jo sepse oligarkët e qeverisë njëlloj si kolonizatorë, ju shfrytëzojnë deri në palcë. Çfarë bëri Edi Rama për pasuritë natyrore? Hoqi rentën o qytetarë. Hoqi rentën duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare të Shqipërisë. Ku shkoi renta? Në xhepat e qeverisë dhe të oligarkëve. Ajo ishte lënë për infrastrukturën lokale për ju.

Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta…Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin.

A e dini ju qytetarë që vëllezërit, motrat, nënat, baballarët vdisnin në Shqipëri nga COVID si në asnjë vend tjetër në Europë sepse Ministria vidhte dhe vetëm vidhte fonde të caktuara nga buxheti për ndihmën tuaj. E dini ju pse nuk hetojnë këta gjykatës dhe prokurorë në një kohë kur qeveria merr nga ju 340 milionë euro nga çmimet e larta. I merr dhe i ndan me oligarkët e vet dhe ju ua preu edhe atë fond minimal që ua dha para 3 muajsh.

Pyeteni pak këtë zonjën e KLGJ pse mban sekret ti Vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Çfarë sekreti është ai? Ua them unë. Sepse të tre ata e kanë vendin pas hekurave. Të tre ata kanë pasuri kriminale të fshehura. Ata janë ushtarë të partisë prandaj mbeten aty për të mbajtur peng”.

Një deklaratë të ashpër, Berisha mbajtui edhe për mediat në oborrin e Kuvendit, për një tjetër cështje.  

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qënë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë.  Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëhërë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.

Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme em Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.

Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshëndes…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë