Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Jamarbër Malltezi doli në një deklaratë për mediat për inceneratorët.
“Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. Bingo bën ai që gjen se ku është inceneratori. Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?
Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!”, tha ai. Më tej Malltezi drejtoi disa pyetje publike. “1. Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranës nga 29 euro/ton ndërkohë që ka landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
2. Kush gënjeu sikur kompania në Hollandë kish eksperiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3. Pse Edi Rama i dha 8 pikë bonus një guacke të sapokrijuar?
4. Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5. A kish shtetase ruse që firmoste në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mirë.
6. Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtoritë të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7. Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratorëve?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje