Politike

Malltezi: Në inceneratorin e Tiranës, të përfshirë edhe shtetas rusë  

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Jamarbër Malltezi doli në një deklaratë për mediat për inceneratorët.

“Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. Bingo bën ai që gjen se ku është inceneratori. Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?

Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka!  Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!”, tha ai. Më tej Malltezi drejtoi disa pyetje publike. “1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranës nga 29 euro/ton ndërkohë që ka landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?

2.  Kush gënjeu sikur kompania në Hollandë kish eksperiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?

3.  Pse Edi Rama i dha 8 pikë bonus një guacke të sapokrijuar?

4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?

5.  A kish shtetase ruse që firmoste në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mirë.

6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtoritë të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?

7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratorëve?”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë