100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqiprisë dhe SHBA mblodhi në një takim të gjithë parinë politike shqiptare, me përjashtim të Sali Berishës.
Të pranishëm ishin nga Presidenti Begaj, Kryeministri Rama e ministrat e kabinetit të tij qeveritar, deri te Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Enkelejd Alibeaj.
Rastësi, apo të vendosur enkas Lulzim Basha ndodhej në të njëjtin rresht me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën dhe ironikisht në mes të tyre. Basha ndahej nga Monika Kryemadhi në krahun e djathtë të tij vetëm nga Dhurata Çupi, ndërsa në krah të majtë e ndante Enkelejd Alibeaj e Jorida Tabaku nga Ilir Meta.
Fjalën në këtë ceremoni e mbajtën Ambasadorja Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj. Ndërkohë, përmes një videomesazhi urime për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve përcolli edhe Presidenti Joe Biden.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje