Nga Gazeta ‘SI’ – Në konferencën e përbashkët të tre liderëve të Ballkanit të Hapur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do t’i drejtohet me shkrim BE-së, për mbështetje financiare lidhur me krizën energjitike, krize qe sipas tij do të sjellë një dimër të vështirë.
Ai shtoi se 7 muajt e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm dhe se mirëmbajtja e sistemit ka një kosto prej mbi gjysmë mld eurosh.
“Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie. E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë””, – tha kryeministri Rama nga Samiti i Open Balkan.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ra dakord me Ramën për ndihmën që BE duhet t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor, duke thënë se rajonin e pret një dimër i vështirë, përsëri lidhur me krizën energjitike.
“Kompanitë tona, fermerët tanë e dinë që kjo nismë është tejet e rëndësishme për ta. Lidhur me grupin e krizave. Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer pë rtë gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndëinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim cfarë është më e mira që do të bëhet për palët”, – u shpreh president serb.
Duke patur parasysh eksperiencën e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama njoftoi se në Ballkan do të hapet edhe një agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimistë. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje