Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka ndërhyrë në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, por tha se ajo do të kishte ndodhur kohë më parë, nëse Kosova do të ishte në Open Balkan.
“Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që të gjithë këtu qarkullojnë me karta ID. Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për RMV, Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë për pasaportë. Thashë po ashtu që nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë. Jam i bindur për këtë. Këtë nuk e zgjidhi as kjo treshe, as Shqipëria apo unë. Janë këto rrugë që po jetësohen dhe janë sfondi edhe i asaj zgjidhje, të cilën dje e kam thënë hapur. Ia kam thënë dhe presidentit vec”, – u përgjigj Rama për gazetarët në konferencën e samitit.
Rama tregoi se marrëveshjet do të forcojnë dhe lehtësojnë më shumë tregtinë midis vendeve, ku produktet shqiptare janë të preferuara.
“Domatet që vijnë nga Shqipëria këtu e janë gjithmonë e më të kërkuara e preferuara nga restorantet. Ato domate vijnë pa pengesë. Për të shkuar në Bosnje bëhen salcë në kufi. Rruga për në Bosnje është agro-përpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Kush porosit qumësht me Ballkanin e Mbyllur merr kos ose dhallë”, e mbylli Rama përgjigjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje