Politike

Tabaku zbardh takimin me Kim: Folëm për të qenë larg influencave ruse  

Deputetja e PD, Jorida Tabaku zbuloi disa detaje nga takimi ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Tabaku tha se diskutimet ishin “për të bërë transparencë e para e së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”.

A u përmendën në takim financimet ruse për PD në vitin 2017? “Unë besoj se do ketë deklaratë nga ambasada për t’ju informuar”, u përgjigj Tabaku.

Takimi vjen në një kohë kur partitë po punojnë për reformën zgjedhore por edhe një ditë pas publikimit nga  Zëri i Amerikës të një raporti amerikan të kundërzbulimit lidhur me financimet ruse për partitë politikë në botë përfshi edhe PD-në në vitin 2017 ku kryetar ishte Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë