Deputetja e PD, Jorida Tabaku zbuloi disa detaje nga takimi ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Tabaku tha se diskutimet ishin “për të bërë transparencë e para e së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”.
A u përmendën në takim financimet ruse për PD në vitin 2017? “Unë besoj se do ketë deklaratë nga ambasada për t’ju informuar”, u përgjigj Tabaku.
Takimi vjen në një kohë kur partitë po punojnë për reformën zgjedhore por edhe një ditë pas publikimit nga Zëri i Amerikës të një raporti amerikan të kundërzbulimit lidhur me financimet ruse për partitë politikë në botë përfshi edhe PD-në në vitin 2017 ku kryetar ishte Lulzim Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje