Politike

Meta-Berisha, Patozi: Fati i tyre lidhet deri në vdekje

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi i shkëputur prej vitesh nga PD por që vijon ta njohë mirë situatën brenda saj, është shprehur se marrëdhënia mes Metës dhe Berishës është e domosdoshme, edhe pse mes tyre ka klimë mosbesimi.  

“Është një koalicion ku mbizotëron dividenca, ata kanë një klimë mosbesimi kundrejt njëri-tjetrit. Por fati i tyre lidhet deri në vdekje. As Ilir Meta nuk bën dot pa Berishën që kur lëshoi partinë dhe u bë president, por as Berisha nuk e lëshon dot Metën, pasi i vetëm nuk e mund dot qeverinë dhe duke u bashkuar mund t’i bëjnë ballë qeverisë. Pasi ky i fundit mund ta humbasë entuziazmin nëse i humbet ‘këmba’ e PL-së”, është shprehur Patozi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë